Problemet me tensionin e gjakut sikur janë më të shpeshta gjithnjë e më shumë tek njerëzit. Si pasojë, të shumta janë kërkesat për të njohur produktet që do të ndihmonin në parandalimin e kësaj dukurie.
Një nga to, është edhe panxhari.
Sipas një studimi të bërë nga shkencëtarët britanikë rezulton se një gotë lëng panxhari në ditë mund të ulë tensionin, duke bërë të mundur reduktimin e tensionit për 10 milimetra të treguesit të zhivës, dhe në rastet e disa të testuarve tensioni ulet në vlerat normale.
Shkencëtarët nga Barts Health HNS Trust dhe Fakulteti londinez i mjekësisë të cilët me vite kanë hulumtuar ndikimin e panxharit në uljen e tensionit të gjakut paralajmërojnë në një efekt të mundshëm anësor të konsumimit të panxharit –urina merr ngjyrë rozë.
Ndërsa udhëheqësja e hulumtimit Amrita Ahluwalia thotë se si ekipi i saj ka qenë i befasuar se sa pak nitrate janë të nevojshme për efekt aq të fuqishëm në tension, përcjell BBC. Hulumtimi është kryer në 15 vullnetarë.
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?