Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili, vazhdon me formën e tij dhe ishte protagonist i fitores së skuadrës së Montrealit me rezultat 2:1 ndaj Philadelphia Union, në ndeshjen e vlefshme të Ligës Amerikane (MLS).
Në minutën e 19-të, Salazar kaloi në epërsi Montrealin, ndërsa Picault barazoi rezultatin dy minuta pa përfunduar takimi.
Në pjesën e dytë, në minutën e 51-të Xhemaili, pranon një top pranë 16-shit dhe me lëvizjet mjeshtërore mashtroi mbrojtjen, duke u futur brenda zonës dhe nga 10-11 metra me goditje të fortë shënoi për fitoren e madhe të skuadrës së tij.
Jahmir Hyka u paraqit standard për San Josen, e cila si mysafirë pësoi debakël me rezultat 5:1 nga New York Red Bulls . Hyka asistoi kur shënoi Kazaishvili në minutën e 88-të.
Numri i refugjatëve në Gjermani arrin 3.5 milionë
Vdes një i burgosur në Spitalin e Gjilanit, SHKK jep detaje
Gërvalla udhëton në Kanada, merr pjesë në takimin e ministre...
Përmbytjet në Itali, evakuohen 1500 persona
Balluku në takimin e ministrave të Transportit në Budapest: ...
Bellingham dhe Vinicius Jr marrin rritje të konsiderueshme p...