Shkencëtarët amerikane kanë llogaritur sasinë totale të plastikës që prodhohet dhe shifra është marrëmendëse…8.3 miliardë ton.
Është një masë e habitshme e materialit që në thelb është krijuar vetëm gjatë 65 viteve të fundit, transmeton portali arbresh.info
8.3 miliardë ton është po aq e rëndë sa 25 mijë ndërtesa sikur Empire State në Nju Jork ose një miliardë elefantë.
Çështja e madhe është se sendet plastike, si paketimi, tentojnë të përdoren për periudha shumë të shkurtra përpara se të hiqen.
Më shumë se 70% e prodhimit të përgjithshëm tani janë në rrymat e mbeturinave, të dërguara kryesisht në deponime, edhe pse shumë prej tyre janë të hedhura në mjedise të hapura, duke përfshirë edhe oqeanet.
Që nga fillimi i prodhimit në masë në vitet 1950, plastika është përdorur për të mbjeshtellë ushqimin, veshmbathjet e deri të disa pjesë të avionëve. Por në kohët e sotme, është pikërisht cilësia e dobët e plastikës që paraqet problem të madh.
“Ne jemi duke e parë një rritje të shpejtë të këtij fenomeni”, tha autori i raportit Ronald Geyer, nga Universiteti i Kalifornisë.
Ai shtoi se akademikët që punojnë në këtë fushë nuk kanë qenë në dijeni të ‘dimesioneve të dukshme’ të krizës.
Studimi ka gjetur se gjatë vitit 2015, nga rreth 7 miliardë ton mbeturina plastike, vetëm 9 për qind janë ricikluar, 12 për qind janë djegur dhe 79 për qind janë dërguar në deponi ose kanë ngelur në mjedise të hapura./Arbresh.info
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën