Google ADS

Thaçi pret në takim regjisorin hollivudian, Paul Haggis

14:16 | 20 Korrik 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim regjisorin dhe skenaristin e famshëm Paul Haggis.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se me regjisorin Haggis u pajtuan që Kosova ka rini të talentuar, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Ardhja e regjisorit dhe skenaristit, Paul Haggis në Kosovë, në kuadër të “PriFilm Fest”, ishte një mundësi unike për artistët e rinj kosovarë që të mësojnë nga përvoja e tij e jashtëzakonshme në industrinë e filmit.

Me regjisorin Haggis u pajtuam që Kosova ka rini që ka talentin dhe kreativitetin për të treguar historinë e Kosovës dhe për të ndërtuar dhe promovuar në botë identitetin e shtetit tonë të ri. HTH./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme