Google ADS

Vriten nëntë ushtarë ukrainas

13:56 | 20 Korrik 2017
Arbresh.info

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë, ka thënë se nëntë ushtarë ukrainas janë vrarë dhe pesë të tjerë janë lënduar në 24 orët e fundit, pasi separatistët pro rusë kanë shtuar sulmet në lindje të Ukrainës.

Numri i raportuar ka qenë në mesin e vdekjeve më të mëdha gjatë muajve të fundit të konfliktit.

Përleshjet mes dy forcave vazhdojnë ndonëse ka një marrëveshje ndërkombëtare nga viti 2015 për armëpushim.

Me këtë marrëveshje parashihet edhe zgjidhja e statusit të zonës që po mbahet nga separatistët, në lindje të Ukrainës.

Zëdhënësi i ministrisë, Andriy Lysenko, u ka thënë gazetarëve se gjashtë ushtarë janë vrarë në rajonin Donjeck, derisa tre të tjerët nga një eksploziv në rajonin e Luhanskut.

Sipas Lysenkos, separatistët kanë sulmuar 14 herë pozicionet ukrainase, brenda 24 orëve.

Nga konflikti në lindje të Ukrainës kanë vdekur më shumë se 10,000 persona.

Përleshjet kanë nisur në fillim të 2014-tës, pasi Moska e aneksoi Krimenë nga Ukraina.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme