Google ADS

Barcelona i bashkohet garës për të nënshkruar me Kylian Mbappen

14:00 | 20 Korrik 2017
Arbresh Info

Barcelona raportohet se ka identifikuar sulmuesin e AS Monacos, Kylian Mbappe, si një zëvendësues të mundshëm të superyllit brazilian Neymar.

Raporte të ndryshme pretendojnë që Paris Saint Germain është e përgatitur për të paguar klauzolën e lëshimit të reprezentuesit të Brazilit me vlerë prej 222 milionë euro, tarifë që thyen rekord botëror, transmeton portali arbresh.info.

Gjiganti katalunas nuk dëshiron të humbas Neymarin, por kjo do t’i ofrojë trajnerit të ri Ernesto Valverde një forcë të jashtëzakonshme në skuadër dhe sipas ‘Daily Mail’, Mbappe do të jetë në listën e tyre të kërkesave.

Real Madridi dhe Arsenali raportohet se kanë udhëhequr garën për adoleshentin e Monacos, i cili ka kontribuuar me 26 gola brenda 44 paraqitjeve sezonin e kaluar dhe të gjithë ata janë të përgatitur për të paguar mbi 100 milionë funta për nënshkrimin e tij.

Megjithatë, çdo fond që gjenerohet nga shitja e Neymarit do t’i ofronte Barcelonës një vend perfekt për të nënshkruar me 18-vjeçarin para rivalëve të tyre në ligë dhe atyre në Premierë Ligë.

PSG duket të jetë klubi i vetëm në garë për Neymarin, i cili ka shpenzuar katër sezonet e fundit në Camp Nou./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme