Sindikata e pavarur e RTK-së ka reaguar ndaj punësimeve që po ndodhin në RTK. NË reagimin e kësaj situate thuhet se vetëm javëve të fundit janë punësuar me dhjetëra persona ku sipas tyre disa pakonkurs përfshirë familjarë të stafit udhëheqës të RTK-së.
Kjo sindikatë ka ftuar Inspektoriatin e Punës që të bëjë hetimin e këtyre punësimeve.
REAGIM
Sindikata e Pavarur e RTK-së reagon ndaj punësimeve të pakontrolluara që po ndodhin në RTK. Vetëm javëve të fundit janë punësuar me dhjetëra persona, madje në disa raste pa konkurs, përfshirë familjarë të stafit udhëheqës të RTK-së dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Me këtë veprim, Menaxhmenti i RTK-së vazhdon të mospërfillë rekomandimet e Auditorit Gjeneral, për mospunësime të reja për shkak të gjendjes së vështirë financiare të Transmetuesit Publik, përfshirë borxhet milionëshe.
SPRTK u bën apel deputetëve të posazgjedhur të Kuvendit të Kosovës, që të ngrisin zërin kundër punësimeve pa mbulesë financiare të cilat po e çojnë RTK drejt falimentimit.
Sindikata gjithashtu fton Inspektoratin e Punës që të bëjë hetimin e ketyre punësimeve.
Kryesia e Sindikatës, në ditët në vijim do të vendos për hapat e mëtutjeshëm të kundërshtimit të këtyre veprimeve.
Me respekt, 20 korrik, 2017
Fadil B.Hoxha
Kryetar i SPRTK-së
Leverkuseni ‘demolon’ Feyenoordin në Ligën e Kampionëve
Monaco-Barcelona, formacionet zyrtare
Gjimshti starton ndaj Arsenalit, këto janë formacionet zyrta...
Lëndohen 2 persona nga shpërthimi i një bombole gazi në një ...
Borrel dënon sulmet vdekjeprurëse në Liban: Qëllimi ishte pë...
Arrestohen 22 punonjës e ish-punonjës të Policisë Rrugore, r...