Google ADS

Zyrtare: De Sciglio finalizon transferimin te Juve

13:46 | 20 Korrik 2017
Arbresh Info

Mattia de Sciglio ka finalizuar transferimin për 12 milionë euro nga AC Milani te kampioni në Serie A, Juventusi.

Mbrojtësi i Përfaqësues së Italisë ka vendosur lapsin në një marrëveshje pesë vjeçare te Juve dhe nuk do të jetë pjesë e revolucionit të “Rossonerëve” nën udhëheqjen e Vincenzo Montellas, transmeton portali arbresh.info.

Mbrojtësi i krahut të djathtë pritet të jetë zëvendësuesi i Dani Alves, pasi braziliani u largua nga klubi në Torino për transferim te Paris Saint Germain pas vetëm një viti.

Transferimi i De Sciglios vjen vetëm një ditë pasi Juventusi nënshkroi me Wojciech Szczesny nga Arsenali./arbresh.info

https://twitter.com/juventusfcen/status/887981092287922176

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme