Dramë e përgjakshme, djali qëllon nënën me armë zjarri

13:43 | 20 Korrik 2017
Arbresh.info

20-vjeçari I.M. nga Shkupi, dje me armë zjarri ka gjuajtur drejt nënës së tij M.M. në pjesën e përparme të stomakut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rastin në polici e ka paraqitur daja i tij G.M.

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur rreth orës 15:00 në vendparkimin pas hoteli ‘Stone Bridge’, kur I.M. me armë zjarri, me gjasë pistoletë, ka gjuajtur dhe e ka plagosur nënën e tij, ku i është konstatuar lëndim trupor në spitalin SV.Naum Ohridski.

Policia ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes dhe në vijim do të prezantohen arsyet e rastit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme