Pero Pejiç kishte në dorë fatet e Kukësit dje, por nga pika e bardhë e 11-metërshit ishte portieri mik që triumfoi dhe ndali sulmuesin kroat, të cilit i ka përfunduar kontrata.
Pas ndeshjes goleadori i Kukësi është parë i zhgënjyer dhe nuk ka dashur të flasë. Me shumë mundësi mes tij dhe Kukësit gjithçka mund të konsiderohet e mbyllur.
Qëndrimi i tij ka qenë në pikëpyetje edhe për shkak të moshës, por penalltia që nuk shënoi mund të ketë “vulosur” fatin e tij me kampionët.
Kukësi largohet nga Liga e Kampioneve duke arkëtuar 480 mijë euro. 220 mijë janë për pjesëmarrjen në turin e parë dhe 260 mijë për faktin që nuk kapi dot grupet, si ngushëllim.
Nëse kalonte Sherifin, Kukësi garantonte edhe 320,000 euro, qoftë edhe nëse eliminohej nga Karabaku në turin tjetër.
Gjithashtu, 235,000 të tjera Kukësi i kishte të sigurta edhe në rast se humbiste në play-of të Europa League, ku shkonte nëse eliminohej nga Karabaku. Pra, Kukësi ka fituar 480 mijë euro, por ka humbur të paktën 555.000 euro!
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...