Pas përfundimit të korrjes së më tepër se 90 për qind të sipërfaqeve të mbjellura të grurit dhe elbit në Kumanovë konstatohet se të ardhurat nga këto dy kultura bujqësore janë më të ulta nga vitet e kaluara për shkak të kushteve të papërshtatshme kohore.
Sipas informatave të Drejtorisë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave te ndërmarrjet bujqësore të ardhurat lëvizin prej 2.000 deri më 2.500 kilogramë për hektar, ndërsa te ato individual prej 1.000 deri më 1.500 kilogramë, përcjell telegrafi maqedoni.
Drejtoria poashtu informon se komisionet për vlerësim të dëmeve në dy aksione të veçanta, bazuar në kërkesat e lëshuara kanë dalë në teren dhe kanë kryer vlerësim, kanë përgatitur proçes verbalet dhe janë dorëzuar te Qeveria.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...