Google ADS

Hoti: Ende s’kemi vendosur se a do të shkojmë te Presidenti

12:22 | 20 Korrik 2017
Arbresh Info

Pas përfundimit të takimit në mes koalicionit LDK-AKR-Alternativa, kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti është deklaruar se janë dakorduar për aktivitetet e ardhshme dhe që të mund të krijohen sa më shpejtë institucionet udhëheqëse e të thirret seanca konstituive.
“Qytetarët e Kosovës e kanë dhënë fjalën e tyre, që këto parti të bëjnë shumicën parlamentare dhe nuk besoj që ka nevojë të humbet kohë më tepër lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe institucioneve të tjera”, ka thënë Hoti.

Hoti është pyetur se a do të shkojnë në takimin e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, por ai është shprehur se ende janë duke e shqyrtuar ftesën e tij.

“Jemi duke e shqyrtuar vendimin do e marrim se a do të shkojmë a jo. Mendojmë se është një ftesë e panevojshme pasi presidenti është dashur të ftojë seancën konstituive”, kathënë ai.

Hoti ka folur edhe për raportime që që AKR ka mundësi t’i bashkohet koalicionit PAN, duke shtuar se sipas tij, janë një koalicion i palëkundur.

“Mendoj se konspiracioni ka dalë pra nuk ka asnjë kuptim ky konspiracion. Jemi koalicion i palëkundur, 29 veta si parti politike kemi bërë të qartë. Lus të gjithë që të lënë konspiracionin”, ka shtuar Hoti.

Kandidati për kryeministër i koalicionit LAA ka shtuar se PAN nuk i kanë numrat për krijimin e Qeverisë.

“Është më se e qartë se po t’i kishin numrat koalicioni PAN, sot do të ishim në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeveri. Ata definitiv nuk i kanë numrat, nuk ka nevojë të krijohet krizë institucionale në vend pasi këto parti parlamentare që kanë fituar me mbështetjen e qytetarëve mund ta bëjnë shumicën e nevojshme”, ka thënë Hoti.

Hoti gjithashtu ka bërë të ditur se nuk është vendosur ende se si do të veprojnë lidhur me votimin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit.

“Jemi duke diskutuar, vendimi do të merret në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet kushtetuese”, ka përfunduar Hoti pas takimit që patën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme