Bordi i drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka shqyrtuar propozimin që të bëhet një studim mbi efektet e privatizimit në Kosovë, me ç’rast diskutoi edhe kërkesën financiare të këtij studimi.
Bordi i drejtorëve të AKP-së, në mbledhjen e fundit ka miratuar raportet e shpërndarjes për ndërmarrjet NSH IBE Kosovarja në shumën prej 616,867.71, NSH Qumështorja Konzume 13.56, NSH Prishtine 247,708.50 dhe NSH Kosovarja Artizanati në shumë prej 19,610.15.
Sipas një komunikate të AKP-së, shuma totale e miratuar për kreditorët e këtyre NSH-ve është 884,199.92.
“Bordi shqyrtoi dhe miratoi Listën e Aseteve që do të ofrohen për Shitje të Aseteve 36, si dhe materialet përcjellëse, për më tepër Bordi miratoi edhe transaksionet e shitjes së aseteve me likuidim 33. Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve shqyrtoi propozimin që të bëhet një studim mbi efektet e privatizimit në Kosovë, me ç’rast diskutoi edhe kërkesën financiare të këtij studimi. Bordi në këtë mbledhje miratoi shpërndarjen e tarifës fikse në Ndërmarrjet Shoqërore në likuidim lidhur me kontratën e angazhimit të OSHP-ve. Veç kësaj Bordi miratoi edhe shitjen me negociata të drejtpërdrejta të asetit të NSH Zdrukthtaria nga Autoriteti i Likuidimit. Bordi shqyrtoi edhe çështjen e përmbushjes së zotimeve nga ana e blerësit të ndërmarrjes IDGJ Tobacoo dhe morri vendim që pretendimet e blerësit për sa i përket zotimit të ndërmarrë për investime t’i nënshtrohen një auditivi të pavarur. Bordi ka shqyrtuar dhe miratuar një numër kontratash për qiradhënie, me këtë rast Bordi kërkoi nga menaxhmenti që të bëhet harmonizimi i çmimeve të qirave për sa i përket lokacioneve të njëjta”, thuhet në komunikatën e AKP-së.
Në këtë mbledhje, bordi ka miratuar edhe udhëzuesin për menaxhim dhe funksionim të linjës së posaçme telefonike, e cila do të shërbejë për raportim të aseteve të NSH-ve të cilat nuk janë identifikuar nga AKP.
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...