Pence: Dialogu Prishtinë- Beograd duhet të vazhdoj

09:58 | 20 Korrik 2017
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara nga përhapja e ndikimit rus në Ballkan.

Kështu ka thënë zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence.

Sipas burimeve të ‘Blicit’ serb në Uashington, thuhet se për amerikanët është e rëndësishme që Ballkani të mbahet në nivel.

“SHBA nuk e shohin Rusinë si kërcënim, marrëdhëniet janë pak më të relaksuara. Por edhe pse kjo nuk është thënë në mënyrë specifike nga bisedimet mund të konkludohet se qendra humanitare ruse në Nish duhet të mbetet ‘humanitare’ pa iu dhënë përkrahja e ndonjë statusi diplomatik”, thotë ky burim.

Normalisht një nga çështjet kryesore të takimit mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence ishte Kosova.

“SHBA insiston në vazhdimin e dialogut më Prishtinën dhe në këtë kuptim duhet përpjekje më të mëdha nga ne Pence tha se ai është i vetëdijshëm se çështja është e ndërlikuar por shtoi se i inkurajon të dyja palët dhe do të bëjë gjithçka për të vazhduar bisedimet”.

Tutje, thuhet se sipas Pences, SHBA është e fokusuar në suksesin e Serbisë për të arritur stabilitet në rajon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme