Google ADS

Liria e zyrtarëve të dyshuar në duar të Apelit

09:55 | 20 Korrik 2017
Arbresh.info

Sot Gjykata e Apelit në Maqedoni do të mbajë seancë për ankesat e Prokurorisë Speciale Publike për lëshimin e vendimit për paraburgim për zyrtarë të dyshuar për krim në rastet ”Titanik” dhe ”Tenderët” ku bëhet fjalë për porositë e bëra për Muzeun e OBRM-së.

Nikolla Gruevski, Gordana Jankulloska, Mile Janakieski, Martin Protugjer dhe Kiril Bozhinovski janë ish-zyrtarët që sot fatin do ta kenë në duart e gjykatësve të Gjykatës së Apelit.

Ata gjithashtu kanë kërkuar që të ju kthehen pasaportat, vendime këto që ishin lëshuar më herët, si masë për siguri, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Rasti ”Titanik” përfshin 20 persona ku bëhet fjalë për shoqërim kriminel dhe financim të paligshëm të fushtaës zgjedhore, prishjen e materialit zgjedhor dhe pengimin e demokracisë për vendosje të lirë për votim.

Në rastin ”Tenderët” është e akuzuar ish-ministrja e kulturës në Maqedoni, Elizabet Kançeska-Milevska dhe dy persona tjerë për keqpërdorime të fondeve për ndërtimin e muzeut të OBRM-së.

Të ngjashme