Operacioni antidrogë i koduar “GOLEMI” në Gjirokastër ka sekuestruar 71 kg lëndë e dyshuar narkotike CannabisSativa. Ndërkohë është shpallur në poseduesi i lëndës narkotike.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë shpallja në kërkim e shtetasit J.K, 53 vjeç, banues në Sarandë.
Njoftimi i plotëe i policisë:
Gjirokastër. Operacion antidrogë i koduar “GOLEMI”. Sekuestrohen 71 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Shpallet në kërkim poseduesi i lëndës narkotike. Në bazë të informacioneve të mara në rrugë policore se në fshatin Golem, Gjirokastër, në banesën e shtetasit J.K kishte lëndë narkotike Cannabis Sativa, nga seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, u krye kontroll në këtë banesë. Nga kontrolli i ushtruar u gjetën 71 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e cila ishte e futur në disa thasë, si dhe një sasi prej 54.5 gr lëndë narkotike në trajtën e pluhurit (cokollatë) e dyshuar Cannabis Sativa.Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë shpallja në kërkim e shtetasit:J.K, 53 vjeç, banues në Sarandë. Po punohet për kapjen e autorit.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për hetim të mëtejshëm për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. /albeu.com
“Vetëm këto 2 operacione kam kryer…”, Bora Zemani e sq...
Ngjarja tragjike në Badoc, Tahiri :Në këto momente të rënda ...
MINT nesër lanson skemën e granteve për inovacion
“Ask Photos”, funksioni me Al i Google që përdor fotot tuaja...
Kina dhe Koreja e Veriut zotohen për thellimin e bashkëpunim...
Aksident në Carralevë, lëndohen dy persona