Google ADS

Neymar në PSG? Barça ka një kërkesë për sulmuesin

09:18 | 20 Korrik 2017
Arbresh Info

Barcelona ka kërkuar nga Neymar të bëjë një mohim publik në lidhje në thashethemet e pakontrolluara për transferim te Paris Saint Germaini.

Gazeta spanjolle ‘Sport’ raporton që Barcelona ka kërkuar nga lojtari t’i dërgojë një mesazh tifozëve duke i siguruar se nuk është duke u larguar nga klubi, transmeton portali arbresh.info.

Është e qartë që një mesazh në rrjete sociale, ku reprezentuesi brazilian është shumë aktiv, do të jetë mënyra më e mirë për të ndalur thashethemet rreth transferimit të tij.

Në fakt, lojtari ishte pjesë e rrjeteve sociale së fundmi por nuk ka bërë asgjë që lidhet me transferimin e tij të mundshëm te PSG./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme