Kryeministri Edi Rama, ashtu si çdo ditë edhe sot, me anë të një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka përshëndetur dhe uruar një ditë të mbarë të gjithë shqiptarëve.
Këtë herë Rama ka zgjedhur që përshëndetjen e tij ta shoqëronte me disa foto të Forcave të Armatosura, të cilat janë duke pastruar aksin rrugorë Qafë Gjashtë- Qafë Botë- Sarandë.
“Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto foto nga aksioni i pastrimit të aksit Qafë Gjashtë – Qafë Botë – Sarandë. Pas shpalljes së emergjencës mjedisore, Forcat e Armatosura janë përditë në terren këto ditë të nxehta përgjatë çdo segmet rrugor, kufitar dhe bregdetar ku po pastrohet çdo cm rrugë, për Shqipërinë dhe Turizmin që duam, me mjedis të pastër”, shkruan kreu i qeverisë në statusin e tij.
Shkrumbohet një banesë në Lushnje
Agjenti konfirmon rikthimin e Mario Balotellit në Serie A
Britania dhe Kina japin shenja pajtimi gjatë vizitës së krye...
Femra vendosni: Këto janë karakteristikat kryesore të mashku...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha
Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në ...