Google ADS

Malisheva ndalon eskurzionet në Shqipëri

23:59 | 19 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Malisheva sot ka marrë vendim që t’i ndalojë eskurzionet e nxënësve në Shqipëri. 

Në lidhje me këtë, asamblisti në Kuvendin Komunal të Malishevës Ahmet Rrahmanj, në Kosova Direkt në kuadër të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova, ka thënë se ky vendim ka të bëjë kryekëput me çështjen financiare, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se kostoja është shumë e lartë.

“Vendimi ka të bëjë me çështjen financiare, kemi llogaritur që komuna e Malishevës i ka rreth 3000 maturanta dhe kosto për 1 person bën afër 300 euro, është kosto shumë e lartë”.

“Fillimisht ka qenë çështja financiare, por e dyta pse të shfrytëzohet në kohën e verës e jo më vonë pasi që ka të bëjë me studime”.

Rrahmanaj tutje tha se do të ketë eskurzione, por vetëm brenda Kosovës.

“Shëtitje do të organizohen por brenda vendit, ose brenda periudhës ditore, kostoja është shumë e lartë e që kushton në buxhetin familjar”.

“Ne kemi marrë vendim që kjo çështje të zbatohet dhe është vendim i prerë për të gjitha vitet”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme