Google ADS

Alvaro Morata flet rreth transferimin te Chelsea

23:35 | 19 Korrik 2017
Arbresh Info

Alvaro Morata ka folur rreth transferimin te Chelsea dhe pritet që gjithçka të zyrtarizohet nesër.

Spanjolli do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Londër para se të nënshkruaj me skuadrën e trajneri Antonio Conte, transmeton portali arbresh.info. Chelsea do të paguaj 75 milionë funta për Morata dhe sulmuesi pritet të zëvendësojë Diego Costan, i cili nuk është më pjesë e planeve të trajnerit italian te skuadra në Stamford Bridge.

“Jam shumë i lumtur, me vullnetin e zotit nesër do të jem në Chelsea, një klub që gjithmonë më ka dashur mua”, tha Morata për gazetën spanjolle ‘Marca’.

“Nuk jam i zhgënjyer për asgjë. Kam fituar katër tituj këtu, por tani mendoj vetëm që të barti fanellën e Chelseat”.

Morata i ka dërguar gjithashtu një mesazh tifozëve të Realit duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen gjatë qëndrimit të tij në Bernabeu.

“Faleminderit shumë nga të gjithë madrilenët që më kanë mbështetur sërish, gjithmonë i urojë më të mirat Madridit”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme