Google ADS

Formimi i AKS-së, rikthehet në retorikën e Beogradit

23:25 | 19 Korrik 2017
M. A.

Asociacioni i Komunave serbe duhet të themelohet urgjentisht me qëllim të ruajtjes së stabiliteti politik, vazhdimit të negociatave dhe fuqizimit të serbëve e kthimit të tyre në Kosovë.

Kështu ka thënë ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, transmeton Koha.net.

“Në të kundërtën, besim ynë do të luhatej edhe më shumë si ndaj palës tjetër ashtu edhe ndaj BE-së si ndërmjetës në negociatat e Brukselit, sepse dora jonë e zgjatur ende nuk është shtrënguar”, citon b92 të ketë thënë Vulin gjatë bisedave të sotme me ambasadorin austriak në Beograd Johannes Eigner.

Pasi ka falënderuar angazhimin e Austrisë në radhët e KFOR-it, Vulin ka thënë se i vetmi mospajtim me Austrinë është qëndrimi i saj ndaj statusit Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme