Profesori Muhamet Mustafa, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se për bindjen e tij është i mundshëm një koalicion mes LAA-së dhe VV-së, për formimin e qeverisë.
Ai ka deklaruar se rritja e Vetëvendosjes është e qartë dhe e pamohueshme, duke e këshilluar që të bëjë ndryshimet e nevojshme për të ecur përpara, njofton Klan Kosova.
“Shpresoj që tani të mos përsëritet një vakuum institucional. Ne, para zgjedhjeve, kemi qenë në situatë që ta zgjedhim demarkacionin dhe vazhdojmë reformat ekonomike. Por pas këtyre zgjedhjeve ne e kemi humbur një gjysmë viti”.
“LDK-ja nuk duhet t’i bashkohet askujt që është provuar si partner jokorrekt. Për mua kanë qenë e cuditshme menjëherë pas zgjedhjeve ofertat në drejtim të LDK-së”.
“Unë i dëshiroj sukses dhe uroj që ta lexojë mirë këtë votë dhe t’i bëjë ndryshimet e domosdoshme. Kështu ajo do të bëhet agjent i rëndësishëm i ndryshimeve në shoqëri”.
“Koalicioni mes LDK-së dhe VV-së nuk duhet të përjashohet, por ekziston një pikë e përbashkët: nevoja që ne të kemi politika aktive zhvillimore, por jo shtetëzim të ekonomisë. Të promovohet një riindustrializim të vendit, të rritjes së ofertës vendore”.
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...