Si çdo trajner i ri, edhe Christian Panucci do të marrë me vete te Shqipëria stafin e tij të besuar.
Bëhet fjalë për profesionistë të cilët tekniku i ri kuqezi i njeh prej vitesh dhe me të cilët ka punuar në eksperiencat e mëparshme.
Krahu i djathtë i Panuccit në stolin e kombëtares shqiptare do të jetë Paolo Rodolfi. 58-vjeçari me një të kaluar në akademinë e Parmës dhe që karrierën si trajner e ka nisur në vitin 2006, duke drejtuar përgjithësisht në nivele të ulëta. Fillimisht te Sanremese, për të shkuar më pas te Nourese në Sardennjë dhe te piemontezët e Valenzanas, transmeton Supersport.
Ndërmjet viteve 2009 dhe 2011-ën mori dy herë drejtimin e Melfit në Lega Pro, ndërsa në mes kishte një eksperiencë te Rodengo-Saiano. Ekipi i fundit si trajner ka qenë Kasale në edicionin 2012-2013, ndërsa gjatë sezonit të kaluar Rodolfi punoi si asistent i Panuccit te Ternana.
Përgatitës fizik i kombëtares shqiptare do të jetë Alessandro Ciullini. 53-vjecari ka eksperienca të shumta në Serinë A italiane, por edhe në ligat më të ulëta përtej Adriatikut. Nga Fiorentina, Salernitana, Leçe, Vicenza e Atalanta, për të vazhduar me Sassuolon, Reggina dhe Benevento.
Gjatë karrierës ka punuar me emra të mëdhenj si Fatih Terim dhe Roberto Mancini, por edhe me një të kaluar në përfaqësueset e moshave të Italisë. Me Panuccin përgatitësi fizik, Ciullini punoi te Liverno gjatë sezonit 2015-2016.
Një risi në kombëtaren kuqezi do të jetë pozicioni i analistit video, që përdoret gjerësisht në futbollin e madh europian. Detyrën për analizat e kundërshtarëve do ta ketë Alariço Rossi, ndërsa Christian Panucci konfirmoi se do të ketë edhe dy bashkëpunëtorë shqiptarë, por pa thënë emrat.
Në prezantimin te Shqipëria, ish-lojtari i Milanit, Interit, Romës dhe Realit të Madridit, u shpreh se është e drejtë që pjesë e stafit të jenë edhe profesionistë vendas, sepse beson se ata dhe stafi italianë mund t’i japin shumë njëri-tjetrit dhe është gjithmonë mirë që të ketë shkëmbim idesh.
Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në ...
Ëndërroni gjëra të bukura, përse është më mirë të flini në k...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha
Pse ndonjëherë kemi frikë nga përballjet?
Venezuelë, arrestohen pesë persona të akuzuar për komplot ku...
Janjiq: Luhatjet politike rreth njohjes së Kosovës të panevo...