Një makinë e drejtuar nga një vajzë është përfshirë nga flakët për shkaqe që po hetohen.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 në rrugën “Muhamet Deliu” në Tiranë, ku policia është njoftuar se një automjet ka marrë flakë.
Nga verifikimet paraprake, ka rezultuar se automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen B.M., në ecje e sipër ka marrë flakë në pjesën e kroskotit. Në këtë moment, është braktisur në rrugë nga drejtuesja. Nga flakët janë dëmtuar 3 makina të tjera, 2 “Benz” dhe 1 “Ford”.
Policia e Tiranës njofton se grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
Leverkuseni ‘demolon’ Feyenoordin në Ligën e Kampionëve
Monaco-Barcelona, formacionet zyrtare
Gjimshti starton ndaj Arsenalit, këto janë formacionet zyrta...
Lëndohen 2 persona nga shpërthimi i një bombole gazi në një ...
Borrel dënon sulmet vdekjeprurëse në Liban: Qëllimi ishte pë...
Arrestohen 22 punonjës e ish-punonjës të Policisë Rrugore, r...