Të gjithë e dimë sa e vështirë është heqja e dhjamit të tepërt, e veçanërisht në zonën e abdomenit. Të shkuara janë vitet e adoleshencës ku metabolizmi ishte i shpejtë sikur Ferrari.
Por heqja e dhjamit të stomakut mund të jetë gjë e vështirë edhe për personat të cilët kanë stil të shëndetshëm të jetesës.
Megjithatë, fatmirësisht ekziston një teknikë masazhe kineze e cila mund të jetë zgjidhja e problemit tuaj!
Është masazh të cilin duhet ta performoni dy minuta nga dy herë në ditë. Funksionon si ushtrim i brendshëm i cili e pastron dhe detoksikon zonën e abdomenit, e gjithashtu e shkrinë dhjamin, transmeton Telegrafi. Paraprakisht duhet të keni parasysh se kjo teknikë nuk funksionon nëse nuk e shmangni ushqimin e dëmshëm!
Instruksionet:
Kjo teknikë rekomandohet të performohet dy herë në ditë: para shujtës së mëngjesit dhe pak para se të bini të flini.
– Shtrihuni me shpinë në një sipërfaqe të rrafshët
– Fërkoni duart derisa të nxehen
– Vendoseni njërën dorë në kërthizën tuaj
– Filloni ngadalë ta fërkoni me një presion të lehtë në forma rrethore kërthizën tuaj, dhe vazhdimisht rriteni perimetrin e fërkimit.
– Përqendrohuni në të nxehtin që fillon të ndërtohet në zonën tuaj abdominale
– Bëjeni ushtrimin për dy minuta – pra pasi t’i keni fërkuar afër 30-40 rrethe. Është e rëndësishme ta mbani stomakun të ngrohët gjatë këtij ushtrimi.
Përveç heqjes së dhjamit, ky ushtrim jua përmirëson sistemin e tretjes, e shpejton metabolizmin dhe e rrit qarkullimin e gjakut të zonës abdominale.
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?