Google ADS

Dënohet me burg krijuesi i lojës ‘balena blu’

22:29 | 19 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Krijuesi i lojës ‘balena blu’, Filipp Budeykin, është dënuar me 3 vite dhe 4 muaj burg nga një gjykatë në Rusi.

Ai u arrestua vitin e kaluar, ndërsa morri dënimin pas pranimit të akuzave, transmeton portali arbresh.info

Budeykin fillimisht është dyshuar për nxitjen e vetëvrasjes nga 15 adoleshentë në të Rusinë, por më pas atij i është shtuar edhe një akuzë.

Sipas hetuesve, ai e krijoi lojën duke përdorur rrjetin e mbyllur të mediave sociale, gjatë vitit 2016.

Budeykin bashkëpunoi me hetimin, pranoi fajësinë dhe u pendua, njoftoi agjencia e lajmeve Tass.

Ai filimisht ka pretenduar se po vuante nga çrregullimi bipolar, por gjykata vendosi që ai është në gjendje të mirë shëndetësore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme