Sipas hulumtimeve të bëra nga “Ditch the Label”, organizatë e cila lufton ngacmimet online, 40% e të anketuarve kanë thënë se ndjehen keq nëse askush nuk i pëlqen fotografitë e tyre “selfie”, ndërsa 35% kanë treguar se besimi i tyre është i lidhur drejtpërdrejt me numrin e ndjekësve që kanë.
Aplikacioni Instagram është veçuar si mjeti që shfrytëzohet më së shumti për komente të këqija.
7% e përdoruesve të rinj të Instagramit kanë thënë se janë ngacmuar në këtë aplikacion.
Shifra është më e lartë kur krahasohet me 6% të të ngacmuarve në Facebook, 5% në Snapchat dhe 2% në Twitter dhe YouTube.
Ndërsa nga Instagram u kanë bërë thirrje përdoruesve që të raportojnë përmbajtjet ngacmuese.
“E dimë se komentet e postuara nga njerëzit e tjerë kanë ndikim të madh. Andaj, kemi investuar shumë në teknologji të reja, për ta bërë Instagramin vend të sigurt dhe mbështetës”, ka thënë shefja e politikave të Instagramit, Michelle Napchan.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin