Pas shitjes së Alvaro Moratas te Chelsea, Real Madridi do të shfrytëzojë këto fonde pasi ka kthyer vëmendjen te Kylian Mbappe duke përgatitur një ofertë që thyen rekord botëror për të siguruar transferimin e sensacionit botëror.
Reprezentuesi i Francës ishte ylli i klubit francez sezonin e kaluar dhe i siguroi atyre titullin në Liga 1 duke mposhtur në këtë garë PSG-në, transmeton portali arbresh.info.
Mbappe tërhoqi gjithashtu vëmendjen me paraqitjet e tij në Ligë të Kampionëve duke i shfaqur botës talentin e tij.
Manchester City, PSG dhe Arsenali kanë qenë të gjitha duke kërkuar transferimin e lojtarit gjatë muajve të fundit duke sfiduar edhe Madridin.
Megjithatë, kampioni i Evropës duket të jetë në një pozitë më të mirë për të arritur shërbimet e sensacionit të ri në moshë pas shitjes së Moratas te kampioni i Premierë Ligës./arbresh.info
Rama publikon pamjet nga Korridori VIII: Po punohet në disa ...
Vuçiq për FSK-në: Janë të trajnuar mirë, s’ka dyshim – por n...
Horoskopi ditor – Çfarë kanë parashikuar yjet për shen...
Sot mbahet protesta e shqiptarëve në Preshevë
AGK-ja sot publikon raportin vjetor ‘Treguesit e nivelit të ...
Simone Inzaghi tregon se si ekipi i tij humbi derbin me Mila...