Zavendeskryeministri ne largim, Ramiz Kelmendi, ka thane ne Rrokum Roll të TV Rrokum se, nese PAN nuk i ka numrat, opozita ka me i provue mundesite e saja ligjore.
“Presidenti Thaçi e din se Gjykata Kushtetuese ka ndrrue shume presidentë, prandaj mbetet me u pa nese ja jep mandatin per formimin e qeverise atyne qe i kane numrat”, thote Kelmendi, tue shtue se, nuk beson qe Presidenti Thaçi “e bjen veten me shkelë Kushtetutën”.
Ai asht shprehe se takimet me VV jane te nivelit teknik, dhe s’kane te bajne me caktimin e emnave apo te pozitave.
“Gjate ketyne takimeve teknike, munden me i perafrue qendrimet me VV”, thekson ai.
Ai ka thane se nuk e voton Ramush Haradinajn per kryeminister, sepse asht ne koalicion me PDK’n.
“Ai asht ne koalicion me nji parti qe e ka votue mocionin e rrximit te Qeverise”, thote ma tej Kelmendi, shkruen Rrokum.TV
Sa i perket punes se Qeverise ne largim, Kelmendi ka thane se kurre s’ka pase qeveri ma stabile.
“Asht krijue baza per qendrueshmeni ekonomike dhe financiare”, thote ai.
Mes tjerash, Kelmendi ka thane se, votimi evnetual i qeverise se PAN nga LDK kishte me qene vertetim i te vertetes se mocionit te rrximit te Qeverise.
“Kjo nuk na jep te drejt me votue nji kandidat qe asht pjese e nji koalicioni qe ka marre pjese aktive ne rrximin e Qeverise, prandaj neve nuk na obligon asgja qe me votue”, ka sqarue Kelmendi.
Ai ka fole edhe çashtje te ndryshme te aspektit ekonomik, per ma shume shihni emisionin e plote.
https://www.youtube.com/watch?v=VVNQeEAdp-U
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...