Google ADS

Arsene Wenger vendos rekord në Premierë Ligë

21:47 | 19 Korrik 2017
Arbresh Info

Ata mund të mos përballen kundër njëri-tjetrit në fushë, por Arsene Wenger ka mposhtur rivalin e tij të vjetër Sir Alex Ferguson duke u bërë trajneri që ka shërbyer më së shumti në Premierë Ligë.

Wenger, i cili tashmë është në histori të Arsenalit si trajneri me më së shumti vite në detyrë, ka tejkaluar Fergusonin me 7,528 ditë në detyrë duke arritur në 7,585 ditë, transmeton portali arbresh.info.

Karriera e suksesshme menaxheriale e Fergusonit erdhi në fund pas barazimit 5 me 5 të Manchester United ndaj West Bromit në muajin maj të vitit 2013. Skocezi mori detyrën në Old Trafford në vitin 1986, megjithatë kjo ishte më shumë se pesë vite e gjysmë para se të fillonte Premierë Liga.

Arsene Wenger tani ka shërbyer më shumë në Premierë Ligë se Sir Alex Ferguson
Arsene Wenger tani ka shërbyer më shumë në Premierë Ligë se Sir Alex Fergusonger

 

Ndërkohë, Wenger iu bashkua skuadrës londineze si trajner katër vite pasi filloi epoka e Premierë Ligës dhe ndeshja e tij e parë ishte fitorja 2 me 0 ndaj Blackburnit më 12 tetor të vitit 1996 pas largimit nga skuadra japoneze Nagoya Grampus Eight.

Që nga atëherë, Wenger ka qëndruar në pozitën e tij pavarësisht thirrjeve sezonin e kaluar nga tifozët e Arsenalit për largim pas një tjetër edicioni dëshpërues.

Wenger u përball me sfidën e tij më të madhe në karrierën e tij te Arsenali sezonin e kaluar kur “Topçinjtë”  dështuan të kualifikohen në Ligë të Kampionëve për herë të parë pas 20 sezoneve./arbresh.info

Arsenali përfundoi për herë të parë nën udhëheqjen e Arsene Wengerit jashtë top katërshes sezonin e kaluar
Arsenali përfundoi për herë të parë nën udhëheqjen e Arsene Wengerit jashtë top katërshes sezonin e kaluar

Të ngjashme