Kombet e Bashkuara kanë kërkuar qasjen e gazetarëve për të raportuar mbi situatën në Jemen, pasi koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ndaloi tre gazetarë të huaj që po udhëtonin drejt kryeqytetit Sanaa.
“Veprimet e tilla nuk ndihmojnë”, ka deklaruar Farhan Haq para gazetarëve në Nju Jork, transmeton portali abresh.info
“Jemeni është duke kaluar nëpër një krizë humanitare dhe bota ka nevojë të di se çfarë po ndodh atje”, shtoi ai.
Koalicioni që ndërhyri në luftën e Jemenit në vitin 2015, kontrollon hapsirat ajrore mbi Jemen dhe mund të ndalojë të gjitha fluturimet që bëhen pa lejen paraprake.
Zyrarët e lartë të OKB-së gjatë javës së kaluar kanë fajësuar palët në Jemen dhe aleatët e tyre ndërkombëtarë për nxitjen e sëmundjes kolera, e cila vjen si pasojë e kequshqyerjes dhe mungesës së gjërave elementare.
Që nga fundi i prillit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pranuar se ka pasur më shumë se 320 mijë raste të kolerës, ndërsa është theksuar se rreth 1,742 persona kanë humbur jetën./Arbresh.info
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...