Pep Guardiola konfirmon fatin e Sergio Agueros

21:28 | 19 Korrik 2017
Arbresh Info

Sergio Aguero nuk do të largohet nga Manchester City, të paktën jo edhe këtë verë.

E gjithë kjo sipas trajnerit Pep Guardiola, i cili ishte duke folur gjatë turneut parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rreth transferimit të Agueros te rivali në Premierë Ligë – Chelsea, transmeton portali arbresh.info.

“Ai është lojtari jonë. Ai do të qëndrojë këtu”, ka thënë Guardiola për ‘BBC’.

Ky padyshim është një lajm i mirë Manchester Cityn pas dështimit për të nënshkruar me Alexis Sanchezin, por nuk është ideal për Chelsean, i cili përjeton edhe një dështim për të siguruar njërën nga shënjestrat e tyre për këtë verë./arbresh.info

Të ngjashme