Në kohën kur qytetarët nga Kosova ia mësyjnë me të madhe plazheve në Shqipëri, për të kaluar ditë relaksuese me familje, Bashkia e Durrësit pavarësisht të ardhurave që kosovarët ua sjellin bizneseve atje ka marr një vendim që ka ngjallur reagime dhe pakënaqësi.
Bëhet fjalë për vendimin e kryetarit të Durrësit që autobusët që shkojnë nga Kosova mos të lejohen të hynë në rrugën “Pavarësia” që dërgon te plazhi, ndalesë kjo që nuk vlen për turistët nga vendet tjera të rajonit.
Kjo ka bërë që kosovarët të zhgënjehen me vëllezërit shqiptar, derisa te kompanitë që kanë linja për në Durrës të bie interesimi për bileta.
Egzon Sejdiu menaxher në kompaninë “Endriti” të Ferizajt, në një prononcim për Indeksonline ka shprehur pakënaqësi me vendimin e autoriteteve shqiptare, përkatësisht Bashkisë së Durrësit.
Ai ka thënë se me këtë po i bëhet diskriminim kosovarëve, të cilët tash e sa vite kanë preferuar Durrësin si vend për të kaluar pushimet gjatë verës.
“Autobusët që vijnë prej Kosovës me targa kosovare nuk lejohen me hy në rrugën
“Pavarësia” që dërgon në plazh. Për dallim nga ne, autobusët që vijnë prej Bosnjës, Kroacisë, Malit të Zi etj., lejohen me hy deri te plazhi”, ka thënë Sejdiu.
Sipas tij, fakti që Durrësi është ndërtuar dhe zhvilluar deri më sot me paratë që kosovarët shpenzojnë gjatë pushimeve në bregdetin shqiptar, nuk ka ndonjë vlerë.
“Edhe pse ne, qysh nga paslufta operojmë në atë drejtim dhe krejt të hyrat e ndërtimi i Durrësit është bërë prej kosovarëve kjo nuk qon peshë tek Bashkia dhe policia e Durrësit. I vetmi arsyetim pse nuk po na lejojnë me kalu andej është se veç kosovarët e bëjnë ‘guzhmë’ trafikun. Ata thonë që ne duhet të përdorim rrugët alternative e që janë rrugica në të cilat kerrin e vogël nuk e zë të hy, e lëre më autobusin”, ka thënë tutje Sejdiu, duke shtuar se për këtë çështje pronari i kompanisë sot është takuar me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovës, Qemal Mendozi.
I indinjuar me ndalimin që po u bëhet autobusëve të Kosovës në Durrës është shprehur edhe Elmi Thaçi pronar i kompanisë “Vëllezërit Thaçi”, që mbanë linjën Drenas-Durrës.
Ai ka thënë për Indeksonline se rregulli i ri që ka vënë Bashkia e Durrësit për ndalimin e autobusëve me turistë nga Kosova në urën kryesore në hyrje të Durrësit, është duke iu shkaktuar shumë probleme si dhe ka zgjuar pakënaqësi tek turistët kosovarë.
“Rregulli i ri që është vënë në Durrës për ndalimin e autobusëve me turistët kosovar është i paqartë dhe nuk na është dhënë asnjë shpjegim apo arsye, prandaj si i tillë është i papranueshëm. Është absurde sepse autobusët që vinë nga Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia lejohen të hyjnë deri në qendrën e Durrësit e ndalesa vlen vetëm për ne që jemi nga Kosova”, ka thënë Thaçi.
Ai ka shtuar se ka shumë ankesa nga turistët e që shumë shpejt mund të ndikoj në reduktimin e numrit të turistëve që shkojnë në plazhet e Durrësit.
Thaçi pohon se trajtimi jo i mirë i turistëve nga autoritetet shqiptare ka bërë që të rritën preferencat për në plazhet e Malit të Zi.
Për këtë çështje që ka shfaqur pakënaqësi tek kosovarët të cilët nga paslufta shkonin në numër të madh në Durrës, sot ambasadori i Shqipërisë, Minxhozi u takua me përfaqësues të dy kompanive që kanë linja të rregullta për në këtë qytet, atë të “Endritit” dhe “Sharr Travel”./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...