Google ADS

Dardam Molliqaj tregon pse dha dorëheqje

20:14 | 19 Korrik 2017
Arbresh.info

Rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje dhe veçanërisht votat që mori Dardan Molliqaj për t’u zgjedhur deputet, bënë që ai të japë dorëheqje nga posti i sekretarit organizativ i kësaj partie.

Kjo, pasi siç thotë ai do të marrë përgjegjësi të reja.

“Krejt rezultati i LVV-së është rezultat i përbashkët. Asnjëherë s’kam besu që një individ i caktuar bjen rezultate. Unë jam shumë i lumtur që momenti kur kam vendos me dhanë dorëheqje, në bashkëpunim me kryetarin Visar Ymeri dhe të gjithë tjerët, ka qenë një lajm i gëzueshëm”, ka thënë Molliqaj në Rubikon të KTV-së.

“Dorëheqja ime sot tregon se nuk jemi aty për vete”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme