Emri i Christian Panuccit nuk ka qenë ai që Gianni de Biasi i ka këshilluar presidentit të FSHF-së, Armand Duka, që të punësonte në postin që ish-trajneri kishte lënë bosh pak javë më parë. Vetë De Baisi ka zbuluar në fakt se nuk kishte “hyrë mik” për asnjë prej kandidatëve, pasi i besonte plotësisht instinktit të Dukës.
“Të sqarojmë diçka. Nuk i këshillova askënd presidentit, por ai më tha që takoi disa trajnerë. Më tha që prej herës së parë kur u takua me Christian, ai i kishte lënë menjëherë përshtypje. Përpos futbollit, presidenti ka një eksperiencë të madhe dhe di t’i vlerësojë njerëzit me mjaft kujdes.
“Nëse zgjodhi Christian, ka parë tek ai cilësi për sa i takon menaxhimit të grupit, të situatave por edhe të eksperiencave që ka pasur në karrierë”, tha de Biasi për “SuperSport”.
“Personalisht uroj që Panuçi ta kualifikojë Shqipërinë në Europianin 2020. Ka dëshirë dhe besoj që ka një grup lojtarësh të nivelit të mirë. Mendoj se do të jetë në gjendje ta menaxhojë me qetësinë e nevojshme. Christian është një person inteligjent. Ka nisur menjëherë të njihet me lojtarët, duke vëzhguar shumë ndeshje të tonat. Do të vijë të më takojë, që të diskutojmë”, shpjegoi ai, duke lënë të kuptohej se ishte gati të jepte kontributin e tij për integrimin sa më të shpejtë të trajnerit të ri.
Ndërkohë, vetë De Biasi vazhdon pushimet, në pritje të një oferte, pasi për momentin nuk ka finalizuar asgjë me Australinë. “Këto ditë po bëj disa ditë pushime. U largova nga Shqipëria, pa pasur një skuadër konkrete në horizont.
Pak ditë më parë u takova me përfaqësuesen e Australisë dhe vendimi merret pas shtatorit. Kam pasur disa biseda të tjera, por ndërsa skuadrat paraqiten mirë, unë vazhdoj të jem me pushime”, tha ai.
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...