Një fakt jetësor: të gjithë kundërmojmë. Disa më shumë e disa më pak, mirëpo nuk ka shpëtim nga bromihidrosa (a.k.a aroma e keqe). Lajmet e mira: ju mund të kujdeseni me ca hapa të kujdesshme që mos të kundërmoni edhe aq, dhe që nuk nënkupton të mbyteni në parfum. Keni vëmendjen tek këto pjesë kundërmuese:
Këmbët kundërmuese
Kur këmba është në çorap apo këpucë, është e ngrohtë, në errësirë dhe e lagësht, gjë që krijon ambientin ideal për bakteriet apo kërpudhat të “lulëzojnë”.
Çfarë të bëni: Mos i mbathni të njejtat këpucë secilën ditë, dhe zhvishni atletet mënjëherë pas stërvitjeve. Tentoni të mbathni çorape që absorbojnë lagështinë dhe mbathje që marrin frymë (lëkurë e jo plastikë). Pastrojini rregullisht këmbët dhe aplikoni pudër foshnjesh apo pudër tjetër që të absorbojë edhe djersën.
Nënsqetullat kundërmuese
Nëse nuk bëni pjesë në 3% e popullatës që vuajnë nga djersitja eksesive, jeni me fat! Djersitje e tepruar apo jo, bakteret adhurojnë proteinet dhe acidet që prodhojnë gjëndrrat e djersitjes.
Çfarë të bëni: pritni të paktën 15 minuta pasi të dilni nga banjo që të aplikoni antiperspirant apo deodorant – ato punojnë më së miri pasi të thaheni nga dushi. Nëse provoni gjithçka dhe prap mbani erë të keqe, kontaktoni me mjekun që t`ju përshkruajë antiperspirantë të fortë.
Veshët e bllokuara
Kur objektet e huaja (papastërtitë dhe insektet) gjejnë rrugën brenda kanalit të lagësht të veshit, mund të fillojnë të shpërbëhen dhe të krijojnë aromë të keqe. Kur të djersiteni apo uji ju bllokohet pas dyllit të veshit, mund të fillojë një infeksion kundërmues.
Çfarë të bëni: Ata që janë të prirë të fitojnë infeksione të jashtme të veshit, duhet t`a pastrojnë atë me uthull të bardhë apo alkool duke përdorur pika e jo pambuk- që të zvogëloni prodhimin e baktereve. Nëse vizitoni shpesh pishinat, provoni të bllokoni veshët me mjete si tek notuesit profesionist.
Era e keqe e gojës
Të gjithë kundërmojmë kur hamë hudhra mirëpo halitoza kronike mund të sjellë komplikime serioze. Gurët e bajameve, që shkaktohen nga infeksionet e shumta të bajameve apo nga fyti i ftohur, emitojnë një erë me të vërtetë të rëndë. Në raste kritike, era e keqe e gojës mund të shërbejë si paralajmërim për kancer.
Çfarë të bëjmë: Sigurohuni që të lani dhe shpërlani gojën dhe dhëmbët dy herë në ditë. Mund të shtoni edhe gargaritje me sodë bikarbone dhe ujë të ngrohtë që të mbytni bakteriet në mëngjes. Mos harroni të pini më tepër ujë gjatë tërë ditës, sa më tepër aq më shumë pështymë do të krijoni që t`a shpërlani bakterien që bën erë të keqe. Qëndroni larg produkteve qumështore, çokollatës dhe alkoolit./femra.net/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...