Sallata e gjelbër është e pasur me vitamina dhe minerale si A, B1, B2, B3, B6, vitamin E, calcium, hekur, magnez e të tjera.
Kjo perime është e jashtëzakonshme përpos përgatitjes si sallatë dhe në ushqime të tjera edhe për tretmane që mund t’i bëni në shtëpi për të freskuar lëkurën e fytyrës suaj.
Nëse keni lëkurë të thatë dhe të ndjeshme, më poshtë keni dy receta që janë të jashtëzakonshme për përmirësimin e lëkurës suaj, transmeton Klan Kosova.
Losioni me sallatë të gjelbër
Rrezet e diellit mund të shkaktojnë shpesh herë skuqje dhe irritim të lëkurës që mund të jetë shumë e pakdënshme. Në këtë rast, sallata e gjelbër është një mundësi e shkëlqyeshme për të përmirësuar gjendjen e lëkurës tuaj.
Procedura është shumë e lehtë. Zieni gjethet e sallatës së gjelbër për një orë e gjysmë, më pas largoni gjethet dhe mbajeni lëngu.
Losioni juaj është gati. Atë ruajeni në një vend të ftohtë dhe të errët për jo më shumë se tri ditë.
Maska për lëkurë të çarë dhe të thatë
Merrini disa gjethe të sallatës së gjelbër dhe zieni për një minutë. Më pas vendosni ato në një gazë sterile dhe vendoseni në pjesët e fytyrës që kanë nevojë për hidratim.
Lërini të qëndrojë për 30 minuta, më pas pastrojeni fytyrën tuaj me çaj kamomili.
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga