Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol, ka thënë se vota e lirë e deputetëve të zgjedhur për zgjedhjen e kryeministrit, nuk mund të quhet kontrabandë. Kjo pasi sipas tij ngjashëm deputetët kanë vepruar dhe në vitin 2014.
Tutje në Info Magazine, analisti Zogaj, tha po ashtu se Presidenti Thaçi me vendimin që dha për të ftuar subjektet politike në takim konsultativ, po luan një rol kujdestari të mirë për koalicionin PAN.
”Një pjesë e tij do të kuptohej normale nëse Presidenti do të merrte vendim se cka do të ndodhe tutje”.
”Por, në një situatë ku jemi tashti Presidenti Thaçi, ka pritur që PAN t’i thotë atij që jemi afërsisht tek numrat dhe mund të procedojmë me thirrjen e seancës konstituive. Presidenti Thaçi ka prit që ky koalicion t’i tregojë në forma të ndryshme se është gati”.
”Presidenti Thaçi mund të tregojë një lloj shqetësimi se jemi Deri më 8 gusht kemi afatet Kushtetuese që Presidenti ta thërras seancën konstituive. Nuk e di pse ky takim pritet të mbahet të hënën e jo tash. Thaçi po e luan rolin e një kujdestari të mirë për PAN-in në këtë atmosferë për krijimin e Qeverisë”.
”Delawie e kushdo tjetër, mund të projektojë pak a shumë se si do duhej të formohet Qeveria apo institucionet e Kosovës. Nga subjektet që sot po e quajnë kontrabandë votimin e lirë për Kryeministrin, në 2014 kemi pas të njëjtën gjë ku të gjithë kanë dhënë lirshëm me vullnetin e tyre votën për formimin e qeverisë”.
”Sot ne nuk kemi parë lëvizje të deputetëve, por, ka marr vota se si do ta përfaqëojë vendin tutje. Nëse në 2014 kemi thënë se është ne vullnetin e lirë të deputetëve për të përcaktuar qeverinë, atëherë sot le të mbetet ashtu, mos të quhet kontrabandë. Është vullnet i lirë i deputetëve se kë ta votojnë për Qeveri, por nuk ka këtu kontrabandë. Nuk do të ishte në asnjë variant mbartje apo kontrabandim”, përfundon Zogaj,
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore