Xavi i frikësohet të ardhmes së Messit

18:08 | 19 Korrik 2017
Arbresh Info

Lionel Messit i është dhënë një paralajmërim i zymtë nga legjenda e Barcelonës, Xavi, rreth të ardhmes së tij në Nou Camp.

Gjiganti katalunas përfundoi sezonin 2016/17 në formë të tmerrshme duke humbur titullin në ligë dhe kurorën në Ligë të Kampionëve ndaj rivalit të përbetuar, Real Madridit, i cili siguroi fitore me rezultat 4 me 1 në finale ndaj kampionit italian, Juventusit, transmeton portali arbresh.info.

Me largimin e Luis Enriques, ish trajneri i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde ka marr tashmë timonin dhe Xavi ka paralajmëruar ish bashkëlojtarin e tij që klubi duhet tani të kthej plotësisht fokusin tek të rinjtë.

Valverde është pritur nga të gjithë të bëjë ndryshime të mëdha në transferime te Barcelona, por ka qenë jashtëzakonisht i frustruar me përpjekjet e tij deri tani.

Transferimi i Hector Bellerinit të Arsenalit, ish lojtarit të akademisë së tyre në Nou Camp, dhe mesfushorit kreativ të shumëvlerësuar të PSG-së, Marco Verratti, ende nuk është materializuar. Deri tani, Valverde ka finalizuar nënshkrimin me Gerard Deulofuen nga Evertoni dhe ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë të Benficas, Nelson Semedo.

Messi vazhdon të jetë një figurë me ndikim të thellë në klub dhe ka arritur së fundmi një marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Thashetheme të ndryshme thonë se argjentinasi është i frustruar me strategjinë e Valverdes deri tani derisa nga ana tjera Neymar thuhet se është në prag të transferimit rekord te Paris Saint Germaini./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme