Lirohet vajza që sfidoi mbretërinë saudite

17:49 | 19 Korrik 2017
Arbresh.info

E reja që u arrestua për veshje të minifundit dhe një bluze të shkurtër është liruar pa aktakuzë.

Arrestimi i saj nxiti kritikë ndërkombëtare ndaj qeverisë konservative të mbretërisë, transmeton portali arbresh.info.

Një deklaratë e lëshuar nga Qendra Saudite për Komunikim Ndërkombëtar thotë se policia liroi gruan të martën mbrëma pas disa orësh të marrjes në pyetje, njoftoi AP.

“Ajo u lirua pa aktakuzë dhe rasti është mbyllur nga prokurori”, tha deklarata, duke shtuar se video, e cila u bë virale është publikuar në internet pa dijeninë e saj.

Policia arrestoi gruan për veshjen e “rrobave të pahijshme” të martën, pasi shumë kërkuan që ajo të ndalohej, duke thënë se ajo kishte shkelur kodin konservativ islamik të mbretërisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme