Google ADS

Ky ishte qershori më i nxehtë ndonjëherë!

16:13 | 19 Korrik 2017
M. A.

Matjet e institutit të Meteorologjisë së SHBA-së, tregojnë se qershori i këtij viti ishte muaji më i ngrohet në tre vitet e fundit.

Ngrohja globale sipas matjeve të fundit është në nivelin më të lartë deri më tani, ndërsa ekspertët kanë frikë se njerëzit nuk do të jenë në gjendje të kufizojnë ngrohjen, e që pritet të jetë më e lartë.

Këto të dhëna alarmantë janë publikuar nga Agjencia Kombëtare e Shteteve të Bashkuara për Kërkime mbi oqeane dhe atmosferë, shkruan Reuters.

Megjithatë, javën e kaluar NASA njoftoi të dhëna më ndryshe ku thuhet se qershori i 1998 dhe ai i 2016 ishin më të ngrohët, transmeton lajmi.net.

Rritja e temperaturës është e rrezikshme në Tokë e cila shkaktohet nga pjesa e emetimit të madh të gazrave serrë e krijuar nga djegia e lëndëve fosile djegëse.

Ekspertët paralajmërojnë se niveli i ngrohjes globale do të kalojë kufirin prej 1.5 gradë në 2040, ose ndoshta edhe më herët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme