Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet N.L. dhe N.L. për vepër penale “Keqpërdorimi i të drejtës së votimit” nga neni 216 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, të pandehurit N.L. dhe N.L. me datë 11.06.2017 rreth orës 10:00 në fshati Dranoc Komuna e Deçanit, me dashje, duke vepruar si bashkëkryerës, votojnë për të dytën herë edhe pse e kanë ditur se kanë votuar njëherë, ashtu që të pandehurit fillimisht kanë shkuar me dëshmitarin S.H. në qendrën e votimit në vendin e lartcekur dhe kanë votuar, pasi kthehen në shtëpi prapë shkojnë me dëshmitarin Sh.L. dhe përsëri votojnë në të njëjtën qendër të votimit.
Të pandehurit N.L. dhe N.L. me veprimet e tyre kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara sikur më lart.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpall fajtor dhe t’i dënoj sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barë. /Arbresh.info/
Shenjat që veshkat nuk ju punojnë: Simptomat që tregojnë dës...
Burimi nuk durohet, ngacmon Lelën: Me tri-katër lugë duke ng...
VAR-i shkatërroi momentin historik të Francesco Camardas me ...
Gordon firmos kontratë të re me Newcastle
Bellingham mendoi se shënoi ndaj Dortmundit – a e kaloi topi...
Agani beson se koalicioni AKR-PD – Nisma Qytetare do ta kalo...