Franca ka arritur të kryesojë listën e vendeve më me ndikim në botë, menjëherë pas zgjedhjes së Emmanuel Macronit si President i vendin.
Sipas statistikave të publikuarara në Soft Power Index dhe studimit që është kryer nga Universiteti i Kalifornisë Jugore, Franca ka zënë edhe vendin e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, transmeton portali arbresh.info
Soft Power është një term që përdoret për të përshkruar ndikimin e një vendi përtej forcës tradicionale, politike apo ushtarake. Në këtë term përfshihen aspekte të tilla si kultura, arsimi, ekonomia, madje edhe sporti.
Indeks Soft Power e ka kryer sondazhin në 25 vende.
Autorët e raportit kanë vënë në dukje se zgjedhja e Donald Trump dhe Brexit konsiderohen si faktorët kryesorë që zbritën të dy vendet nga renditja e parë.
“Britania e Madhe do të kalojë dy vitet e ardhshme duke shpenzuar të gjithë energjinë e saj në divorcin me BE-në”, thuhet në raport. “Në të njejtën kohë, SHBA po teston politikën e saj ‘Amerika e Para’, e cila ka vënë aleatët e saj në hije dhe duke e lënë sigurinë e vendin nën peshën e pasigurisë. Ndikim të madh ka luajtur edhe tërheqja nga marrëveshja klimatike”.
Raporti vuri në dukje se Brexit në vend se të shkaktojë efekt domino, ka arritur të krijojë një unitet edhe më të madh brenda vendeve të Bashkimit Europian.
Për të parë statistikat për tre vitet e fundit, klikoni në këtë link: infogram.com/soft_power_30-777/Arbresh.info
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...