Christian Panucci, ka falënderuar presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Dukën.
Trajneri i ri i Shqipërisë, Christian Panucci, ka falënderuar presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Dukën, për besimin që i ka dhënë.“Mirëdita të gjithëve! Jam i nderuar që jam trajneri i ri i kombëtares shqiptare. Falënderoj presidentin Duka që më ka besuar këtë detyrë që po më jep emocione të mëdha, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi të madhe për këtë vend që po rritet shumë në futboll”, ka deklaruar Panucci.
“Jam i bindur se kemi një skuadër shumë të mirë, se ky vend mund të më dhurojë mua dhe stafit tim njohje në arenën ndërkombëtare. Por njëkohësisht, shpresoj sa më parë të jetë e mundur, edhe stafi im t’i ketë dhënë diçka Shqipërisë”, ka theksuar ai.Ai ka thënë se do t’i mjaftojnë katër ndeshjet e eliminatoreve për botërorin “Rusia 2018” për ta njoftuar nga afër ekipin, dhe për ta bërë gati skuadrën për eliminatoret e “Euro 2020”.“Tani kemi katër ndeshje të rëndësishme, edhe pse Botërori është thuajse i pamundur, për të ndërtuar skuadrën për të shkuar në EURO 2020. Këto katër ndeshje duhet të jenë katër ndeshje të luajtura me shumë dëshirë, ku do të shoh grupin që do të bëjë kualifikueset e EURO 2020”, tha ish-trajneri i Livornos.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...