Politikani i Partisë Liberalë në Zvicër, nga Kumanova, që jeton dhe vepron në Cyrih, dhe është punëtor banke, Përparim Avdili, ka një propozim më ndryshe nga ato që janë dhënë deri më tani për Qeverinë e ardhshme të Kosovës.
Ai shkruan se tani është momenti më i mirë për Kosovën që të bëjë një revolucion shoqëror dhe njëkohësisht evolucion politik, duke krijuar një qeveri gjithëpërfshirëse, transmeton arbresh.info.
Zvicra sipas tij, jep shembullin më të mirë për funksionimin e një sistemi të tillë.
Në një opinion të publikuar në albinfo.ch ai ka dhënë një formulë në bazë të rezultateve të fundit dhe të kushtëzimeve kushtetuese.
12 ministri, nga të cilat:
4 për PAN (2 PDK, 1 AAK, 1 NISMA)
3 për LVV
3 për LAA (2 LDK, 1 AKR)
1 për LS
1 për minoritetet
Ai propozon po ashtu që kryeministri të zgjidhet në bazë të një konsensusi mbarë partiak në mënyrë rotacioni pas 1 viti.
“E gjithë kjo marrëveshje për të zgjidhur problemet kyçe të Kosovës si: demarkacioni, asociacioni, ushtria, papunësia, ekonomia në tërësi.”
Së fundit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka ftuar liderët e partive përfaqësuese në legjislaturën e dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit, për konsultim para caktimit të seancës konstituive.
Megjithëse ende partitë nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, një konsultim i presidentit Thaçi pritet të ndodhë të hënën, më 24 korrik.
Deri më tani është përfolur si datë për mbajtjen e seancës konstituive, 27 korriku, e enjtja e javës së ardhshme./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...