Gjykata Themelore e Prishtinës në rigjykimin e “rastit të Badocit” për terrorizëm ua ka ulur dënimin të gjithë të pandehurve thuajse trefish, raporton KTV.
Pesë të pandehurit, të akuzuar për shtytje në kryerjen e veprave penale për terrorizëm, në korrik të vitit të kaluar bashkërisht ishin dënuar me 49 vjet burgim.
Besnik Latifit, nga 13 vjet burgim dënimi iu ul në 4 vite 6 muaj, Gazmend Halitit nga 12 në 3 vite 6 muaj burgim, Milazim Haxhiaj ishte dënuar më 10 vjet e 3 muaj burgim, ndërsa tash i është ulur në 3 vite e 6 muaj, Enis Latifi rigjykimi ia ka ulur dënimin nga 10 vjet burgim në 3 vite muaj 6 muaj , kurse Fehmi Musës nga 4 vjet burgim në 3 vjet.
Të gjithë këta mbeten në paraburgim, deri në’ një vendim tjetër të pritshëm të Gjykatës së Apelit.
Gjykata Themelore e Prishtinës këta i kishte dënuar në korrik të vitit të kaluar me 49 vjet burgim, pasi ishin gjetur fajtorë mbi akuzuat, të cilat kishte pretenduar Prokuroria Speciale.
Sipas kryetares së trupit gjykues, Valbona Selimaj, “të gjithë këta të akuzuar kanë pasur si qëllim frikësimin e popullsisë, destabilizimin dhe shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe shoqërore të Republikës së Kosovës pas marrëveshjes paraprake kanë përgatitur veprën penale terroriste, ashtu që më datën 10.07.2015, rreth orës 23:30 në afërsi të liqenit të Badocit që me ikonografinë e terrorit të organizatës terroriste ISIS, ta incizojnë një video propaganduese, me të cilën kanë pasur për qëllim që ta lexojnë betimin ndaj udhëheqësit të organizatës terroriste ISIS dhe ta publikojnë këtë video në internet…”.
Sipas aktakuzës të pandehurit: Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi në korrik të vitit të kaluar kishin shkuar te liqeni i Badocit, liqen ky afër Prishtinës, me qëllim që të incizojnë një video propaganduese, në të cilën planifikonin ta lexonin betimin ndaj udhëheqësit të organizatës terroriste “Shteti Islamik”, i njohur si ISIS.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...