Katër shqiptarë tentojnë të emigrojnë në Britani me avion të vogël

10:44 | 19 Korrik 2017
Arbresh.info

Të martën, katër emigrantë shqiptarë kanë tentuar për të shkuar në Britani me një avion të vogël privat, i cili do nisej nga aerodromi “Marck”, në afërsi të qytetit të Calaise, qytet-port i cili konsiderohet si trampoline për mijëra emigrantë drejt Britanisë së Madhe.

Kjo përpjekje, sipas prokurorëve, është e paregjistruar më herët në katalogun e formave nga më të ndryshme që tentojnë emigrantët për të kaluar kufirin drejt Britanisë. Dy gra dhe një fëmijë, bashkë me një emigrante të katërt, të paspecifikuar, si dhe piloti britanik dhe dy trafikantët e tjerë britanikë, janë arrestuar, pa u nisur nga pista avioni i vogël privat.

Avioni ishte ende në pistë dhe piloti ishte në kabinë, ndërkohë që emigrantët ende nuk kishin hipur në bord kur janë arrestuar. Piloti britanik dhe trafikantët e tjerë janë në paraburgim dhe pritet të paditen me akuzën e “ndihmës së dhënë të huajve pa dokumente në kuadër të një grupi të organizuar”.

Autoritetet ende nuk e kanë profilin e pilotit dhe janë në pritje të informacionit nga autoritetet britanike. Ndërkohë, mësohet se një grua emigrante shqiptare bashkë me fëmijën, kanë mundur të largohen në drejtim te paditur, pasi u dërguan në spital për kontroll mjekësor pas arrestimit, njofton tabloidi “Daily Mail”, transmeton TCh.

shqiptarë kanë tentuar në forma nga më të ndryshmet dhe më të padëgjuarat për të mbërritur në ishull gjatë këtyre viteve, shpesh edhe duke pasur fatalitete. Më e fundit ka qenë me jahte private dhe gomone të ardhura nga brigjet franceze, kur janë pikasur nga autoritetet britanike të emigracionit, por përdorimi i avionëve privatë, padyshim përbën risi, e cila ka habitur autoritetet ligjzbatuese të të dyja vendeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme