Policia e Kosovës po vazhdon të mbajë të bllokuar rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.
Zyrtarë të Policisë së Kosovës i kanë thënë Arbresh.info se po bëhet rikonstruktimi i vendit të ngjarjes për një vrasje të ndodhur në vitin 2014 në lokalin ‘Bon Vivant’ në këtë rrugë.
Ekipi i Arbresh.info po qëndron në vendngjarje dhe ka bërë të ditur se qytetarët nuk po lejohen të kalojë nëpër këtë rrugë, madje edhe punëtorët që punojnë në këtë pjesë po lëvizin vetëm me përcjelljen e Policisë.
Një qytetar që ka zyrën në këtë rrugë nuk është lejuar fare të hyj në zyre.
Ai ka pyetur Policinë deri në orën sa do të mbahet e mbyllur.
Pas përgjigjes së policisë se kjo do të vazhdoj deri në orën 12:00 ai ka thënë se kjo nuk është në rregull.
“Kjo na dëmton shumë dhe nuk është në rregull. Do të dërgojmë kërkesë dhe do të kërkojmë dëmshpërbilm”, ka thëne ai./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1485570294841391/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...