Stina e nxehtë e verës është bërë edhe më e ashpër në institucionet që drejtohen nga Lëvizja Socialiste për integrim.
Punonjësit e administratës, të deklaruar simpatizantë të kësaj force politike, e cila ka dalë në opozitë pas zgjedhjeve të 25 qershorit, po i druhen largimeve masive nga puna. “Ethet” kanë kapur çdo drejtori e çdo punonjës, të cilët nuk e kishin menduar aspak se fitorja e PS-së do të ishte me këtë rezultat të thellë.
Madje në shumë institucione që drejtohen nga LSI-a, puna është ndërprerë dhe punonjësit kanë marrë lejen e zakonshme. “‘Puna është shkrehur’, askush nuk punon më sepse kanë marrë lejen e zakonshme”, bëjnë me dije në disa institucione për “DurrësLajm”.
Shumë simpatizantë të punësuar në administratë po bëjnë llogaritë që në fillim të shtatorit të sigurojnë vende të tjera pune, pasi janë të bindur se shtatori është muaji kur pritet që Edi Rama të bëjë lëvizjet e mëdha me krijimin e qeverisë së re.
Në mandatin 2009 – 2013 në kohën e qeverisë Berisha, në dy institucione numri i të punësuarve nga LSI-a ishte i vogël, por në mandatin e parë të Qeverisë “Rama 1”, Lëvizja Socialiste për Integrim mori një numër të madh drejtorish e agjencish në varësi të saj, duke punësuar një numër të madh anëtarësh.
Të gjithë këta punonjës presin me ankth muajin shtator, nëse do të mund të shpëtojnë vendin e tyre të punës.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...