Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja kundër 18 individëve dhe entiteve për shkak të mbështetjes së tyre për programin e raketave balistike të Iranit dhe aktiviteteve të tjera ushtarake.
Sanksionet vijnë një ditë pasi Uashingtoni ka konfirmuar se Irani është duke vepruar në përputhje me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.
Me këtë marrëveshje me gjashtë fuqi botërore, Irani është pajtuar që të reduktojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
Departamenti amerikan i Thesarit tha të martën se sanksionet e reja godasin 18 entitete dhe individë për “angazhim në mbështetje të aktorëve të paligjshëm iranianë ose aktiviteteve kriminale transnacionale”.
“Kjo administratë do të vazhdojë të godasë në mënyrë agresive aktivitetin malinj të Iranit, përfshirë mbështetjen e vazhdueshme të shtetit për terrorizmin, për programin e raketave balistike dhe për abuzimet me të drejtat e njeriut”, tha sekretari i Thesarit, Steven T. Mnuchin.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, tha se Irani është duke testuar dhe zhvilluar raketa balistike në kundërshtim të drejtpërdrejtë me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...